E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, arrestohet bashkëshortja e Mubarakut

Suzane Mubarak do të mbahet në burgun e Kajros, raporton agjencia egjiptiane “Mena”.

Zonja Mubarak dhe bashkëshorti i saj janë marrë në pyetje lidhur me “përvetësim të paligjshëm të pasurisë”.

Ish-Presidenti Mubarak, i cili mbajti pushtetin për më shumë se 30-vjet, u largua në muajin shkurt nga posti i tij në krye të vendit.

83-vjeçari Hysni Mubarak është nën arrest në spitalin e detit të Kuq në resortin e Sharm el-Sheikh-ut./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-13 15:14
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›