E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 4 trafikantëve të drogës, kapen 100 gr heroinë

Arrestimi është bërë nga policia e Tiranës teksa të dyshuarit po kryenin shkëmbimin e drogës me paratë
TIRANË- Operacioni i koduat "4 Rrugët", shpie në qeli katër persona si trafikantë të dyshuar droge, ndërsa sekuestrohen 100 gramë heroinë. Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme nga specialistët e sektorit të luftës kundrë drogës pranë policisë së Tiranës duke çuar në pranga katër persona të akuzuar për veprën penale të prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Juljan Firanji, 30-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, Armando Vokshi, 20-vjeç, banues në Durrës, Napoleon Çipi, 42-vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Shijak Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe Agron Tahiri, 37-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve janë të arrestuarit e "4 Rrugëve". Burime zyrtare nga policia thanë se arrestimi i tyre u krye në rrugën Hoxha Tasim më kryeqytet.
Mësohet se agjentët e antidrogës kishin siguruar informacione për shpërndarjen e drogës ku ishin të implikuar katër personat. Menjëherë efektivat e policisë janë vënë në lëvizje për të vëzhguar të dyshuarit. Kështu policia ka ndjekur 30-vjeçarin dhe Firanji dhe 20-vjeçarin Vokshi, të cilët kanë marrë drogën te Çipi në Shijak. Më pas dy dorëzanët janë nisur në drejtim të Tiranës ku kishin vendosur të takoheshin me Agron Tahirin i cili kishte porositur lëndën narkotike. Policia nuk ka vepruar duke pritur të kapte të implikuari me "presh në duar". Kështu agjentët e antidrogës pasi kanë fiksuar si provë momentin kur Çipi ka dorëzuar drogën te dy korrierët, ka pritur dhe mbërritjen e saj te porositësi. Ndërkohë që Firanji dhe Vokshi kanë ndaluar pranë rrugës "Hoxha Tasim" në Tiranë ku i priste blerësi Tahiri. Në momentin që po kryhej dorëzimi i lëndës narkotike, policia ka ndërhyrë për të kryer kapjen e tyre. Mësohet se personat nuk kanë bërë rezistencë në momentin e kapjes. Ata u shoqëruan menjëherë në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranës ku dhe u morën në pyetje ndërsa më pas iu komunikua masa e arrestit për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se në cilësinë e provës materiale të arrestuarve ju sekuestruan një sasi prej 100 gramë lëndë narkotike e llojit Heroinë, shuma prej 140 000 lekë, e përfituar si rezultat i shitjes së lëndës narkotike, një dorezë metalike për të cilën dyshohet si armë e ftohtë, tre aparate celularë, si dhe një sasi prej 80 qesesh plasmasi të cilat përdoreshin për paketim dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›