"Parkingu 2" sekuestroi 700 gramë heroinë
Precedenti
TIRANË- Pesë ditë më parë operacioni policor i koduar "Parkingu 2" sekuestroi 700 gramë heroinë ndërsa çoi në qeli një adoleshent dhe shpalli në kërkim një të ri. Operacioni i antidrogës u zhvillua në qendër të Tiranës në rrugën "Ded Gjluli në afërsi të "Muzeut Kombëtar" në Tiranë, ku dhe u kap 18-vjeçari Klesion Gjona duke shitur lëndë narkotike. Më pas antidroga zbuloi se Gjona furnizohej nga 26-vjeçari Klodian Gjikdhima dhe u spostua në banesën e tij në kryeqytet ku sekuestroi rreth 700 gramë heroinë, një sasi prej 0.7 lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, si dhe një automotik mod.56, me një krëhër me fishekë si dhe një bajonetë modifikuar si armë e ftohtë. Policia nisi hetimet për të kryer kapjen e 26-vjeçarit Klodian Gjikdhima,pasi akuzohet për veprat penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe të "Prodhimit dhe shitja e narkotikëve".