E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjesh veten në Salaminë

Nga luginat e thella të Pas-it në Salaminë. “Ushtarët e Salaminës”, me regji të David Truebës është filmi që vijon sot në orën 19.00 në Kinema “Imperial”, Javën Spanjolle. Filmi tregon për një noveliste, e cila ka braktisur karrierën e saj si shkrimtare dhe tërheq me vete një ngjarje të vërtetë të ndodhur në vitet e fundit të Luftës Civile. Shkrimtari dhe falangisti Rafael Sánchez Mazas ia doli t’i shpëtonte pushkatimit dhe të fshihej në pyll. Njëri prej ushtarëve që patrullonte zonën në kërkim të tij e gjen, por e lë të lirë. Shkrimtarja rindërton copëzat e kësaj historie, të mbjellë me kontradikta dhe personazhe enigmatike. Në kërkim të saj, pa e ditur, jo vetëm ia del të gjejë të vërtetën, por njëkohësisht dhe vetveten. Filmi trajton njëkohësisht vetminë dhe rigjetjen e dëshirës për të jetuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›