Pranga 41-vjeçares, dyshohet se ka mbytur 5 foshnjat e saj
POLONI - Prokuroria polake ka njoftuar se një grua është arrestuar nën dyshimin se ka mbytur pesë foshnjat e saj të porsalindura.
Prokurorja Maria Kudiba ka deklaruar sot se e dyshuara është 41-vjeçarja Beata Z., e cila do të mbahet në paraburgim së paku tre muaj për shkak të hetimeve.
Sipas prokurores Kudiba, e dyshuara e ve ka lindur tetë foshnja në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2012, dhe vetëm 2 prej tyre janë në jetë.
Trupat e katër foshnjave të vdekura janë gjetur në fermën e të dyshuarës Beata në fshatin Hipolitovo, ndërsa hetuesit janë në kërkim të trupit të pestë dhe po përpiqen të vërtetojnë fatin e foshnjës së gjashtë.
Punonjësit socialë kanë alarmuar policinë, pasi nuk kishin parë foshnjën e lindur ndonëse Beata Z. kishte qenë shtatzënë.
Hetuesia ka refuzuar të spekulojë lidhur me motivet e këtij rasti, ndërsa Polonia ka një ligj të ashpër kundër abortit, transmeton AP.
(er.nu/tg/BalkanWeb)