Nano-Rama, takim 20 minutësh kokë më kokë
TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ish-lideri i së majtës Fatos Nano janë takuar mesditën e së premtes në një prej restoranteve të Tiranës, pranë Kullave Binjake në Bulevardin kryesor.
Burimet te rezervuara shprehen se takimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe ka qenë më tepër një takim spontan mes ish-liderit të së majtës dhe kreut aktual të socialistëve.
Mësohet se Rama dhe Nano gjendeshin rastësisht në të njëjtin restorant, por rastësia duket se i ka ndihmuar të ulen dhe të bisedojnë së bashku në të njëjtën tavolinë për afro 20 minuta për temat e nxehta të politikës.
Takimi Rama-Nano vjen pas fushatës për zgjedhjen e Presidentit të ri, kur Nano ashpërsoi gjuhën ndaj lidershipit aktual të PS-së, i cili nuk mbështeti kandidaturën e tij për President. Takimi zhvillohet në një situatë të pritshme të ngjeshur politike për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, kur ende nuk dihet pozicionimi dhe angazhimi i ish-kryetarit historik të PS-së Nano, i cili lancoi dhe “Lëvizjen Nano për Fitoren e Socialistëve”.
Takimi i fundit mes Nanos dhe Ramës ishte ai i prillit të këtij viti në selinë e PS-së, ku Nano kërkoi mbështetjen e socialistëve për kandidaturën e vetëofruar prej tij për postin e Presidentit të Republikës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)