Makina del nga rruga e përplaset me murin, vdes 40-vjeçari
FIER – Një 40-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Fierit.
Policia lokale bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Maji, ku makina që drejtohej nga 40-vjeçari Sokol Nani ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ai udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit.
Policia nisi menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
(er.nu/BalkanWeb)