E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 49-vjecarit, qelloi policin

Nje 49-vjecar eshte vene ne pranga, pasi ka kundershtuar efektivat e policise se Korces. Adhurim Panariti, banues ne Korce, eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga efektivat e policise se ketij qarku. Arrestimi i tij, u be i mundur pasi rreth ores 00:45, ne kinema “Millenumi” ne qytetin e Korces, ka qene duke udhetuar me automjetin e tij, kur efektivat e policise e kane ndaluar. Panari ka kundershtuar efektivat e policise duke i qelluar ata, ndersa me pas eshte larguar. Per kater ore blute kane kryer arrestimin e tij. Panariti akuzohet se ka konsumuar vepren penale te “kundershtimit te punonjesit te policise”. Hetimet ne lidhje me kete ngjarje i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›