E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama e ftuar ne Boegrad per luften kunder korrupsionit

Tirane- Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama eshte shprehur dje se perceptimi i korrupsionit, abuzimit me detyren dhe krimit financiar eshte shqetesues dhe ne rritje nga disa drejtime. Deklarata eshte bere gjate nje konference ne Beograd, pjese e nje projekti rajonal me teme “Luftimi i Korrupsionit ne Evropen Jug-Lindore”, ku Rama ishte e ftuar. Ne takim moren pjese Presidenti i Serbise, Boris Tadic, Prokurori i ketij vendi Zagorka Dolovac, Ministrja e Drejtesise serbe, Snezana Malovic, etj. Ne tryezen e rrumbullaket, kryeprokurorja ka percjelle eksperiencen e njesive te perbashketa hetimore, te ngritura se fundmi Task-Force, si nje metode qe po funksionon. Sipas Rames, motoja kryesore qe udheheq punen e Njesive te Perbashketa, eshte puna ne grup dhe fakti qe si suksesi ashtu dhe deshtimi eshte i te gjitheve bashke. Ina Rama u shpjegoi krereve te larte te Beogradit, se Njesite e Perbashketa gjate nje periudhe te shkurter kohore qe ushtrojne aktivitetin e tyre, kane nxjerre tregues pozitive. Sipas saj, kjo eshte pare ne rritjen e numrit te rasteve te hetimit te krimit financiar, korrupsionit, krimit kompjuterik dhe pastrimit te parave, rritjen e numrit te rasteve te ngritjes se akuzes ne gjykate per keto lloj veprash penale, rritjen e numrit te personave te denuar per keto vepra penale, rritjen e numrit te rasteve te hetimeve dhe denimeve per korrupsion te zyrtareve te nivelit te mesem dhe te larte, te zgjedhurve vendore, prokuroreve dhe gjyqtareve.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›