E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret gruan me sëpatë, arrestohet 43-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Krimi në familje ka shënuar dje një tjetër viktimë. Një 43-vjeçar nga rrethi i Dibrës, baba i dy fëmijëve, vrau në orët e para të ditës së djeshme bashkëshorten e tij, ndërkohë që sipas hetimeve të para të policisë, kryefamiljari ka qenë në kushtet e depresionit të rëndë kur ka kryer krimin. Burime zyrtare nga policia e Peshkopisë bënë të ditur se krimi në familje ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme në familjen Tafa, me banim në fshatin Brest i Epërm të komunës Kastriot të rrethit të Dibrës". Të njëjtat burime thanë se 43- vjeçari Lazam Tafa ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, Zili Tafa, dhe pas krimit nuk ka bërë përpjekje për t u larguar. "Burri vrasës ishte duke qëndruar pranë trupit të pajetë të bashkëshortes kur u kap nga forcat e policisë", thanë burimet.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›