E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga austriakut të rrjetit të pedofilëve

Austri

Një austriak është arrestuar në Vjenë për më shumë se një milion materiale pornografike me fëmijë. Një zëdhënës i zyrës federale austriake për hetimin e krimeve, thotë se materialet e konfiskuara përbëjnë edhe sasinë më të madhe të materialeve pornografike me fëmijë, të kapura ndonjëherë në Europë. Policia tha se sasia jashtëzakonisht e madhe e materialeve pornografike me fëmijë, që përfshin fotografi dixhitale dhe materiale filmike, u gjet në apartamentin e një 53-vjeçari nga Vjena. Në këto materiale shihen fëmijë dhe foshnja që dhunohen seksualisht. Policia tha se disa nga skenat përfshijnë edhe dhunë. Personi, të cilit nuk i jepet emri, dyshohet edhe për dhunimin e dy fëmijëve të vegjël të një gruaje tajlandeze që jetonte me të. Policia thotë se personi u arrestua në muajin prill, por çështja është bërë publike vetëm tani, për shkak të shkallës së hetimit dhe sensibilitetit. Austriaku besohet se e ka filluar koleksionin e pornografisë 7 apo 8 vjet më parë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›