E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohen makineri lojërash fati

Aksioni u ndërmor në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës, ku sekuestruar 17 copë makina elektronike që që shërbenin për organizim lojërash fati, për të cilat nuk disponohej dokumentacioni përkatës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se këto makineri dhe ambienti ku ndodheshin shfrytëzoheshin  nga shtetasi Adnand Veizaj, 27-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë në lagjen “Pavarësia”.

Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko Financiar për këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit të sipërpërmendur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kopetencë për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. /Start/

                                                                                             2011-11-05 12:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›