E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Integrimi të jetë axhendë kombëtare

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

Përfaqësuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth është pritur sot në një takim nga kreu i  Bashkisë së Fierit, Baftjar ZEQAJ.

Nga Fieri, Ambasadori Wollfarth i bëri thirrje edhe njëherë klasës politike që të jetë bashkëpunuese për reformat e integrimit, duke e kthyer procesin në axhendë kombëtare.

Ambasadori kerkoi qe te tregohet vemendje e veçante ndaj 12 rekomandimeve te Bashkimit Evropian.

Ai tha se mbetet përgjegjësi e klasës politike shqiptare, nëse nuk bëhet përpara me reformat për të cilat ka nevojë vendi.

Wollfarth, duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se OSBE do të vazhdojë të japë asistencën e saj në këtë drejtim

Vetem nje dite me pare, komisioneri per zgjerimin, Stefan Fule, gjate nje takimi me ministrin e Jashtem, Edmon Haxhonasto beri thirrje per bashkepunim dhe plotesimin e 12 rekomandimeve te BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›