E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar, reagon MPJ

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasti

TIRANE- Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka ngushëlluar familjet, ndërsa ka dënuar ashpër vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar.

Në një komunikim të shkurtër, publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, thuhet se MPJ dënon akte të tilla, të cilat nuk kontribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend

Ministria e jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit.

Dy ditë më parë, një polic maqedonas qëlloi për vdekje dy të rinj shqiptarë. Gostivari dhe Shkupi prej dy ditësh janë përfshirë nga protesta kundër dhunës policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›