E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga demonstruesve, kundër heshtjes së kishës

Vatikan

Katër amerikanë që kishin dalë në mbrojtje të viktimave të abuzuara nga kisha, në një shesh në Vatikan, janë vënë në pranga me akuzën e demonstratës pa leje. Ata kishin dalë për të protestuar kundër heshtjes së kishës në rastin e abuzimeve të shumta në vende të ndryshme nga priftërinjtë katolikë. Katër amerikanët ishin nga një rrjet vëzhguesish për të drejtat e njeriut në çikago dhe në momentin e arrestimit po jepnin deklarata për shtypin. Katër amerikanët mbanin ndërkohë parullat: “Mjaft me sekrete” dhe “Tregoni të vërtetën”. Ata janë në një udhëtim që do të vazhdojë me Gjermaninë, Austrinë dhe Holandën. Gjatë qëndrimit në Romë, njëri prej tyre deklaroi: “Jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në Romë. Kemi dëgjuar shumë akuza nga viktima në të gjithë botën. Shpresojmë që për këta abuzues do të ketë hetime të mirëfillta nga qeveritë”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›