E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Arrestohen tre zyrtarë të burgut të Rrogozhinës. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, zyrtarët akuzohen për abuzim me detyrën. Në pranga kanë rënë, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murja dhe specialistët e edukimit Denis Tosku dhe Ismail Cumani.
Policia ka shpallur në kërkim edhe Fatos Gosën . Të arrestuarit përfitonin shuma parash, në këmbim të favoreve të jashtëligjshme për disa të dënuar. Me ndërmjetësimin e sekserit Gosa, pronar i një lokali në Peqin, ata iu jepnin leje të veçanta të burgosurve. Ndërkaq, gjykata e rrethit Kavajë dha masën e arrestit me burg për tre zyrtarët e burgut të Rrogozhinës. Hetimet e Task-Forcës në Prokurorinë e Durrësit nisën në muajin mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›