Greqi, 4 shqiptarë në pranga për vjedhje

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nën akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë në kryeqytetin grek, Athinë. Shqiptarët të moshës, 26, 27, 31 dhe 34 vjeç kanë kryer vjedhje në 26 supermarkete, në një shumë të vlerësuar në 1.25 milionë euro.
Sipas policisë greke, objekt i vjedhjeve të tyre ishin supermakete të mëdha me shumë blerës. Pasi kryenin grabitjet ata largoheshin zakonisht me automjete të marra me qera.
Të dyshuarit akuzohen për vjedhjen e 26 supermarketeve. Një pjesë e parave të vjedhura dërgoheshin në Shqipëri, ndërsa pjesa e mbetur përdorej për të bërë jetë luksoze në Greqi, përfshirë makina dhe apartamente të shtrenjta.
Gjatë arrestimit policia konfiskoi 47,670 euro, po ashtu 1 kallashnikov, tre armë , një thikë si dhe uniforma që përdoren në supermarkete. Po ashtu u sekuestruan edhe 4 automjete luksoze.