Kryeinspektori i Farerave denoncohet nga tri firma
TIRANE - Kryeinspektori i Farerave i vene ne pranga gati ne mesnaten e dy diteve me pare, eshte denoncuar nga te pakten tri firma, te cilave ai dyshohet se iu ka kerkuar para ne kembim te firmes se tij. Mbremjen e dy neteve me pare, gjate operacionit te koduar "Start 2008", eshte kapur ne flagrance 54-vjecari Murat Shehu, me detyre kryeinspektor i Pergjithshem i Entit Shteteror te Farerave dhe Fidaneve ne Ministrine e Bujqesise. Ka qene nje pronar i nje subjekti privat qe ka si biznes shitjen e luleve e fidaneve ne autostrade, te cilit i arrestuari i kishte kerkuar para personit i cili ka sinjalizuar se fundmi paligjshmerine e veprimeve te zyrtarit. Pasi ka bere kallezim penal ne Seksionin e Luftes Kunder Korrupsionit prane Policise se Tiranes, eshte bere e mundur qe Shehu te arrestohet ne rrugen "Don Bosko", prane nje lokali afer shtepise se tij, teksa merrte shumen e parave. Sipas burimeve zyrtare prane ketij seksioni, thuhet se kjo nuk ishte hera e pare qe 54-vjecari merrte shuma lekesh ne kembim te "ndereve" qe bente. Sipas burimeve, mesohet se Shehu ne kryerjen e detyres se tij detyronte biznesmene te ndryshem per te dhene shumen e parave, e cila varionte nga 20.000 deri ne 50.000 leke (te reja), kundrejt certifikimit te mallrave te importuara, kryesisht lule, peme frutore dhe peme dekorative. Ai do te gjykohet per "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne detyra publike" dhe te "shperdorimit te detyres". E.Elezi