E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy shpërndarësve të drogës në shkolla


TIRANE- Kapet shpërndarësi i drogës, me një kopje të një gazete ku ishte intervistuar për shitjen dhe shpërndarjen e marijuanës në shkollat e mesme të kryeqytetit, policia arreston edhe kushëririn e tij të parë, ndërsa policia bllokon në banesën e gjyshes së tyre 300 gramë hashash. Fjoraldi Satka, 21 vjeç, nga Tirana dhe kushëriri i tij, Fejraldo Shkëmbi, 25 vjeç, janë arrestuar nga Antidroga e kryeqytetit mëngjesin e djeshëm, në afërsi të Shkollës së Kuqe, me 6 qese të vogla farmacie me marijuanë.


Gjatë kontrollit të kryer në mjetin e tyre, policia ka gjetur edhe një gazetë ku Satka kishte intervistë për një prej mediave, ku ai zbërthente mënyrën e shpërndarjes së marijuanës në Tiranë në shkollat e mesme. Ndërkaq, pas kontrollit të banesës së gjyshes së tyre, policia ka zbuluar edhe një sasi tjetër prej rreth 300 gramë marijuanë e futur në një çantë e cila ishte e gatshme për t'u shitur në çdo moment. Gjatë marrjes së të rinjve kushërinj në pyetje nga policia ata kanë pranuar shpërndarjen e marijuanës në disa shkolla, ndërsa Satka ka pranuar se ishte ai i intervistuari në gazetë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›