E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy shqiptarëve, akuzohen për vrasje

Autori i Lajmit: red.
Policia italiane dhe ajo spanjolle kanë vënë në pranga Sokol Ramën dhe Enton Kabashin, nga qyteti i Vlorës. Këta dy persona dyshohen si autorë të vrasjes së dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Barcelonë të Spanjës në shtator të vitit 2006, ku mbetën të vdekur Slajdi Zanaj dhe Elidon Nelaj. Këto vrasje kanë qenë pikënisja e një hakmarrjeje që do të zhvendosej më pas në qytetin e Vlorës. Në nëntor të vitit 2006, vritet me armë zjarri nëna e Sokol Ramajt, Leonora, për të cilën policia ka arrestuar Armando Zanaj, vëllanë e Slajdi Zanajt të vrarë në Barcelonë. Ndërsa rreth një muaj më vonë të të njëjtit vit, ekzekutohen po në qytetin bregdetar, Shpëtim Muka dhe Ervis Shehu, si dhe plagoset vëllai i Armandos. Tashmë me arrestimin në Itali dhe Spanjë të Sokol Ramajt dhe Enton Kabashit, autoritetet shqiptare të drejtësisë po përgatisin dosjet e tyre me qëllim ekstradimin në vendin tonë dhe zbardhjen e plotë të këtij zinxhiri hakmarrjesh të përgjakshme.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›