Avokatët e Lul Berishës: “Të thirren për të dëshmuar politikanët”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Avokatët mbrojtës të "Bandës së Durrësit" kërkojnë që në procesin gjyqësor ndaj klientëve të tyre të dëshmojnë politikanët që kanë deklaruar pas arrestimit të Lul Berishës se është shkatërruar një bandë. Përfaqësuesit e mbrojtjes nuk kanë preferuar të citojnë emra se cilëve politikanë u referohen, por mësohet se emrat e tyre do të citohen në kohën që do ta shikojnë të përshtatshme mbrojtësit se mund t i shërbejnë procesit. Ndërkohë, para fillimit të seancës, është shënuar një incident mes policëve të togave të shoqërimit dhe avokatëve. Këta të fundit kanë refuzuar t i nënshtrohen kontrollit të bluve. Çdo të enjte Gjykata e Krimeve të Rënda “blindohet” nga forca të shumta policie për të siguruar jetën e anëtarëve të “Bandës së Durrësit”.
Seanca
Avokatët e “Bandës së Durrësit” refuzojnë kontrollin e policëve dhe kërkojnë të dëshmojnë në gjykatë politikanët që deklaruan pas arrestimit të Lul Berishës se u shkatërrua një bandë kriminale. Pas fillimit të seancës, mbrojtësit kanë kundërshtuar dëshmitë e Adriatik Colit, i cili pretendon se ka zbardhur të gjitha krimet dhe skemat e kryerjes së tyre nga banda, pjesë e së cilës ka qenë dhe ai vetë. "Dëshmitë e të penduarit, nuk janë gjë tjetër veçse trillime", thanë avokatet. Më pas ata kërkuan ardhjen në proces të përfaqësuesve të qeverisë, të cilët duhet të dëshmojnë atë që dinë. Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për veprimtari kriminale kryesisht në qytetin bregdetar, nga vrasje deri tek përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike. "Banda e Durrësit”, e cila e ka zanafillën në vitin 99, fillimisht ka vepruar si një e vetme, nën drejtimin e të pandehurit Lulëzim Berisha, ndërsa më pas u ndanë në dy grupe kundër njëri-tjetrit
“Banda e Durrësit”
Të pandehurit e “Bandës së Durrësit” akuzohen për një sërë veprash penale, ekzekutimesh, por edhe tentativa vrasjesh në kuadër të organizatës kriminale. Gjyqi kundër tyre nisi në korrik të vitit të kaluar. Hetimi për të pandehurit e“Bandës së Durrësit” ka nisur në prill të vitit 2005, pas vrasjes së Klodian Saliut. Gjatë hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Lulëzim Berisha dhe Klodjan Saliu (aktualisht i vrarë), që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle, si dhe Ilir Xhunga dhe Arben Paja, këta të vrarë. Teksa hetonte vrasjen e Saliut, Prokuroria arriti të zbardhte një tjetër vrasje, atë të datës 17 tetor të vitit 1998, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Më pas janë vrarë Arjan Paja e Viron Curri, si dhe është plagosur Marsel Sotiri, i cili u vra më vonë. Seriali ka vazhduar deri në vitin 2007, kur u kapën edhe pjesa tjetër e të kërkuarve në Tiranë e spitalet e Durrësit.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008