Akuzat për Lul Berishën
Autori i Lajmit: red.
Lulëzim Berisha akuzohet për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndërkohë, ai hetohet edhe për vepra të tjera penale, përfshi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Lulëzim Berisha akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut dhe plagosjen e Ilir Nelës dhe Agim Rexhepit, të ndodhur më 17 tetor të vitit 1998, për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit dhe plagosjen e Marsel Sotirit e ndodhur më 29 tetor të vitit 1998. Gjithashtu, Berisha akuzohet për vrasjen më 5 korrik 1999 të Eduard Ongarit, për vrasjen më 22 gusht të vitit 1999 të Marsel Sotirit si dhe për vrasjen më 25 shkurt 2005 të Klodian Saliut. Banda e Lul Berishës akuzohet dhe për vepra të tjera kriminale. Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike mendohet të ketë qenë aktiviteti kryesor i bandës së Lul Berishës. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se vrasjet e kryera nga anëtarët e kësaj bande, në të shumtën e rasteve, janë bërë për llogari të trafikut të narkotikëve. Pazare të pambyllura apo tentativa për t u futur në linjën e trafikut të drogës, që zotërohej nga banda, mendohet të kenë qenë motivet e ekzekutimeve. Mbi dokumentimin e aktivitetit të kësaj bande, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë bashkëpunuar edhe me homologët e tyre italianë, pasi pjesa më madhe e drogës së trafikuar prej saj kishte destinacion brigjet italiane. Lul Berisha ka pasur edhe një proces penal në Itali, ku ai arriti të rifitonte sërish lirinë vetëm pas disa muajsh burg.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008