Bursat greke, dokumentet për tu shpallur fitues
Autori i Lajmit: red.
Të gjithë personat që duan të vazhdojnë shkollën e lartë në Greqi mund të aplikojnë pranë Ambasadës greke në Tiranë. Kjo e fundit njoftoi dje se Ministria e jashtme e Greqisë shpall dhënien e bursave për qytetarët shqiptarë për vitin akademik 2008-2009 për studime universitare dhe studime pasuniversitare në Greqi.
Këto bursa jepen: Nga Drejtoria e Çështjeve të Arsimit dhe nga Drejtoria e Ndihmës Zhvilluese.
Aplikimi
Të interesuarit mund të pajisen me komunikatën, bashkë me edhe me materialin informues për kushtet që duhet të plotësohen për pjesëmarrje si dhe kërkesën e kandidimit, në ambasadën e Greqisë në Tiranë (Hyrja qendrore). Dosjet e kandidimit duhet të depozitohen në ambasadën greke nga 30 qershori deri më 14 korrik 2008, çdo ditë ora 12:00-14:00 me përjashtim të shtunën dhe të dielën. Ndërkohë që janë katër ditë afat ku aplikantët do të japin intervistat për të marrë përgjigjen përfundimtare.
Vizat
Për vitin akademik 2008-2009 ambasada greke në Tiranë ka shpallur një numër të limituar vizash për studime. Vizat akordohen nga Ministria e Jashtme e Greqisë dhe përgjigjet për marrjen e tyre do të jepen brenda muajit korrik. Sipas njoftimit të Ambasadës Greke në Tiranë, të interesuarit mund të tërheqin nga Ambasada e Republikës Helenike në Tiranë formularin e aplikimit dhe të informacionit në lidhje me dokumentacionin e kërkuar
Dokumentet
Veç dokumenteve identifikues, personat që duan të studiojnë jashtë shtetit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike. Gjithashtu duhet të paraqesin një vërtetim nga institucioni arsimor në Greqi, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës. Në rregulloren e zyrave të konsullatës greke bëhet e qartë se intervista është procesi më i rëndësishëm i fazave të aplikimit. “Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit”, thuhet në rregulloren e ambasadës greke.
Dokumentet për vizë studentore
Kërkesë e plotësuar dhe e firmosur si edhe një fotografi e kohëve të fundit. Formulari i jepet falas të interesuarit gjatë paraqitjes në Zyrën Konsullore.
Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia me anën e të cilëve lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë pajisjen me vizë.
Vërtetim i institucionit arsimor, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës.
Vërtetim për disponimin e mjeteve financiare për përballimin e shpenzimeve për studimet dhe jetesën në Greqi.
Certifikatë lindjeje.
Dëshmi Penaliteti.
Certifikatë shëndetësore e legalizuar nga autoritetet kompetente, nga e cila të rezultojë se i interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e cila në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.
Të gjitha dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë të legalizuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet t i paraqesë vetë i interesuari ditën e intervistës.
Zyra Konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008