E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve që liruan Delijorgjin

Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Lartë i Drejtesisë ka propozuar dje shkarkimin e tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit që i dhanë lirinë Mihal Delijorgjit. Burime nga KLD bëjnë të ditur se gjyqtarët Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naim Pejo liruan Delijorgjin nga akuza për kontrabandë. Kështu nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi dje se tre gjyqtarët shkelën rëndë ligjin duke i dhuruar pafajësinë një njeriu, të cilit më pas iu hap rruga në nënshkrimin e kontratave me MEICO-n. Sipas të njëjtave burime, MEICO i kalonte Delijorgjit armët, të cilat çmontoheshin më pas në Gërdec. Propozimi i KLD për shkarkimin e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës vjen pas inspektimit në këtë gjykatë, ku u hetua çështja e kontrabandës së Delijorgjit. Raporti i KLD për inspektimin e Gjykatës së Apelit në Durrës dhe propozimi për shkarkimin e tre gjyqtarëve i kanë shkuar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›