Pranga emigrantit shperndares droge
Nje operacion antidroge i policise italiane ne zonat luksoze te Savones ka bere te mundur arrestimin e nje shperndaresi droge nga Shqiperia. Nga policia italiane mesohet se i arrestuari eshte Riza Zella 26 vjec i cili qendronte prej kohesh ne Itali dhe kishte leje dhe dokumente te rregullta per te jetuar ne vendin fqinj. Arrestim i 26-vjecarit duket se ka qene i rastesishem per forcat e policise italiane. Antidroga e vendit fqinj ka qene duke bere nje operacion ne lokalet luksoze te bregdetit. Prej kohesh i ishin vene pas nje shtetasi anglez qe jetonte ne Itali Patrick Oreficei i cili njihej si perdorues droge. Policia ka qene duke vezhguar Oreficein kur ne lokalin luksoz eshte paraqitur 26-vjecari shqiptar i cili ka dorezuar nje sasi te vogel kokaine per perdorim vetjak. Ne kete moment policia ka nderhyre dhe ka bere arrestimin e te dy personave. Mbi shqiptarin rendon akuza e trafikut te droges se rende. Ndersa karabinieret jane duke e marre ne pyetje per te zbuluar dhe origjinen e droges dhe bazen ku furnizohej 26-vjecari. Policia dyshon se mund te kete qene dhe nisja e nje trafiku me te madh droge.