Pranga grabitësit me armën e mbushur
• Agjentët e Vëzhgimit dhe Operacioneve Speciale arrestojnë në Tiranë grabitësin që ishte përgatitur të sulmonte një argjendari përballë Parlamentit.Dashamir BiçakuPersonazhi i arrestuar, i dënuar edhe më parë për grabitje në momentin e ndalimit nga policia kishte mbushur armën e zjarrit të cilën e kishte maskuar në një çantë. Altin Mehmetaj, 37 vjeç, është prangosur dje në mesditë ndërsa ishte bërë gati të qëllonte me armën e maskuar në çantë duke mos lënë as gëzhoja në vendin e ngjarjes. Katër persona me veshje civile i janë afruar dhe më pas kanë bllokuar Mehmetajn në ish- rrugën "Punëtorët e Rilindjes", që mban emrin "Xhorxh Bush". Policia beson se i arrestuari po përgatitej të kryente një grabitje pranë vendit të arrestimit ose po studionte zonën ku mund të sulmonte. Agjentët mësuan se grabitësi po priste të takohej me një person tjetër që do të vinte aty me një autoveturë. Të arrestuarit Altin Mehmetaj i është sekuestruar një automatik "Kallashnikov" i futur në një çantë lini. Ai ka dashur të kundërshtojë gjatë arrestimit, por agjentët i kanë vënë prangat në mënyrë të befasishme duke mos i lënë kohë të kërkuarit të vepronte. Burime të policisë së Tiranës thanë se i arrestuari tentoi të largohej por është mbajtur nga agjentët civilë që nuk e kanë lejuar të bënte asnjë lëvizje. Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në Tiranë, kryesisht grabitje me armë dhe me dhunë në argjendari të ndryshme. Ai e ka parë veten në mënyrë të papritur në pranga me duar të lidhura pas shpine, ndërsa agjentët i morën armën e markës "Kallashnikov". Arma ishte e futur në një çantë e bërë nga një thes lini, të cilën i arrestuari po e mbante në dorë në momentin e ndalimit. Në të mund të futej dora lehtësisht dhe mund të qëllonte nga brenda çantës që asnjë prej gëzhojave mos mbetej në vendin e ngjarjes. Kjo njihet sipas hetuesve si metodë veprimi e grabitësve për të lënë sa më pak prova në vendin e ngjarjes. Një prej automjeteve me targa private, me të cilën kishin lëvizur agjentët e policisë, ka transportuar të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vetëm pak kohë më parë i arrestuari ishte liruar nga burgu pasi kishte vuajtur dënimin prej 9 vite burg për grabitje me dhunë.HetimetAltin Mehmetaj, 37-vjeçari i arrestuar nga agjentët e vëzhgimit, dyshohet se është një nga grabitësit më të rrezikshëm që lëviznin në Tiranë, kohët e fundit. Si për të vërtetuar këtë, arma e kapur atij mbante fishekun në fole, ndërsa pistoleta ishte futur në një çantë lini. Kjo sipas specialistëve bëhej me qëllim që të ruheshin gëzhojat për të mos mbetur në vendin e ngjarjes. Mehmetaj dyshohet prej hetuesve se është autor i së paku dy grabitjeve të kryera së fundi në Tiranë. E para ka ndodhur, në rrugën "Mine Peza", në muajin janar kur Mehmetaj, është futur në një argjendari pa maskë aty dhe ka kërkuar të marrë gjithçka kishte. Për fatin e tij të keq grabitësi i dyshuar, nuk ka mundur të marrë vlera monetare, pasi nuk ka pasur veç argjendarive. Grabitja e dytë për të cilën akuzohet i arrestuari, i përket një jave më parë, kur sërish i dyshuari për pak ka dalë duar bosh. Ai ka arritur të marrë në një agjenci përballë Ministrisë së Drejtësisë 65 euro, 1500 lekë, një aparat marrës satelitor si dhe një sasi sendesh të vogla. Gjatë grabitjes, autori kërcënoi punonjësin e agjencisë se do ta vriste nëse nuk dorëzonte të gjithë sasinë e parave që ndodheshin në zyrë. Në të dy këto grabitje, Mehmetaj, ka vepruar pa maskë çka sipas policisë ka identifikuar autorin e krimit. Gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur të arrestuarit, apartaurën për marrje të sinjalit televiziv satelitor, si dhe sende të tjera që sipas policisë janë grabitur prej tij pak ditë më parë në Tiranë.2 agjencitë këmbimit valutor dhe udhëtimi, dyshohet se janë grabitur nga i arrestuari i djeshëm Altin Mehmetaj, 37 vjeç, banues në njësinë nr.4 në kryeqytet9 viteburg është dënuar më parë, Altin Mehmetaj. Ai është arrestuar nga policia e kryeqytetit për të njëjtën vepër penale dhe pas vendimit të dhënë ai ka qëndruar 7 vite në burg Çanta tradhtoi grabitësinI arrestuari i djeshëm ishte një person me precedentë penalë. Menjëherë sapo kanë mësuar se ai lëvizte me një çantë të dyshimtë, agjentët e policisë janë vënë në ndjekje të tij duke e mbajtur në vëzhgim për disa ditë. Pak kohë më parë i dyshuari ka grabitur një argjendari dhe një agjenci udhëtimi ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij për ta arrestuar në flagrancë.