Pranga këshilltarit bashkiak, iu gjend armë pa leje
16/04/2009 Policia u sinjalizua se Morand Hoxha po grindej me disa persona si dhe kishte armë
VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-këshilltarin e LSI-së, Morand Hoxha, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.00, gjatë një kontrolli personal të ushtruar nga blutë i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë TT Model 54, të cilën ai e mbante pa leje, si dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat i kishte pa leje. Hoxha është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës” në lagjen “Pavarësia”, në momentin që po hipte në makinën e tij Benz 240 D, me targa VL, 4532A, me ngjyrë të bardhë, mjet i cili u sekuestrua me cilësinë e provës material.
Arrestimi
Sipas burimeve të policisë, pak përpara arrestimit në sallën operative të Vlorës kishte mbërritur një sinjalizim se këshilltari kishte debatuar me disa persona si dhe kishte një armë me vete. Me të marrë këtë sinjalizim blutë janë nisur menjëherë në vendin ku ishte dhënë informacioni ku kanë kapur në flagrancë dhe ish-këshilltarin e LSI-së. Informacionet zyrtare shprehen se Hoxha nuk i ka bërë rezistencë policisë dhe ndërsa i është gjendur arma pa leje ai është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës ku ka dhënë dhe shpjegimet e tij në lidhje me armëmbajtjen. Këshilltarit bashkiak do t’i duhet të përgjigjet për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa policia ka hartuar dosjen e tij që do të përcillet për në gjykatë. Nuk dihet nëse këshilltari vërtet ka debatuar apo ka pasur ndonjë grindje rasti me persona të tjerë, por ajo çka është e sigurt është se i zgjedhuri lëvizte me armë nëpër qytet. Nga shumë të këshilltarë të tjerë apo të njohur të Hoxhës thuhet se sinjalizimi ka qenë i qëllimshëm për të prangosur dhe njollosur figurën e këshilltarit të majtë. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme lufta politike bëhet dhe më e ashpër, ndërsa kundërshtarët mundohen të sulmojnë njëri-tjetrin me çfarëdo lloj mjeti. Gjithsesi Morand Hoxha është kapur në flagrancë. Këtë legjislaturë, Hoxha është anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, deri para dy muajsh nën siglën e LSI-së dhe aktualisht u është bashkuar socialistëve në këtë këshill.