“Qeveria të heqë tatimin e ri mbi fitimin”
16/04/2009 Bashkia e Tiranës
Bashkia vijon akuzat ndaj qeverisë për mos lejimin e zhvillimit të bizneseve në vend për shkak të barrës së lartë të taksave që këto të fundit duhet të shlyejnë. Në një komunikim për shtyp gjatë ditës së djeshme nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi edhe një herë tjetër ka kërkuar vëmendjen e qeverisë kundrejt uljes së tatimit që duhet të bëjë kjo shtresë. “Kryeministri të mos bëjë skeçe bajate me celular, se tryeza e qeverisë nuk është skena e Estradës së Tiranës, por t’u heqë tatimin e ri mbi fitimin, pasi, në qoftë se me kontributin për gjelbërimin, biznesmenët e kryeqytetit po blejnë pemët që mbillen përditë dhe që të gjithë qytetarët shohin dhe i prekin, me taksat që u rrit qeveria po bëhen spote gënjeshtrash dhe mitingje shpifjesh”, - ka deklaruar Shalsi. Sipas tij, qeveria duhet të marrë masat e duhura për të lehtësuar problemet ekonomike që sjell kriza që ka mbërthyer gjithë ato vende dhe jo të rëndojë më tej bizneset. “I themi Sali Berishës të sillet si kryeministri i një vendi që ka hyrë në krizë ekonomike dhe jo si një aktor skeçesh pa asnjë lezet në këtë kohë të vështirë, kur shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe lidership të vërtetë”, - ka përfunduar Shalsi.