E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon greva per te disaten here bllokohen doganat pa afat

Tashme per te disaten here doganieret greke bllokojne pikat e kalimit kufitar me greva disa oreshe apo disa ditore. Ashtu sic kishin bere te ditur disa sinjalizime dy dite me pare per rifillimin e nje greve tjeter ende pa u mbyllur mire e para. Diten e djeshme nje tjeter greve e punonjesve te doganes greke ne pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes ka rifilluar. Lajmi eshte konfirmuar nga autoritetet doganore. Greva ka nisur fillimisht ne piken kufitare te Kapshtices. Autoritetet doganore ne kete pike kufitare sqarojne se greva eshte njoftuar se do te zgjase 4 dite. Qe prej ores 700 te mengjesit te sotem asnje mjet nuk eshte lejuar qe te kaloje permes Kapshtices. Keshtu per 4 dite me radhe do te lejohet vetem kalimi i udhetareve. Per momentin raportohet se nuk paraqiten probleme ne piken kufitare te Kapshtices. Nderkaq nuk ka pasur asnje paralajmerim lidhur me nisjen e greves ne piken kufitare te Kakavijes. Punonjesit e doganes greke kane vendosur ne menyre te menjehershme nisjen e kesaj greve mengjesin e djeshem duke lejuar vetem kalimin e disa mjeteve ne oret e para te mengjesit.

Nderkaq tashme edhe ne kete pike kufitare kryhen vetem procedurat per kalimin e udhetareve te cilet per te mberritur ne destinacion duhet te kalojne kufirin ne kembe per te rimarre nje mjet ne token shqiptare apo ate greke. Nderkaq ndryshe nga Kapshtica ne piken kufitare te Kakavijes nuk ka asnje afat te percaktuar lidhur me vijimin e greves. Dy dite me pare Gjykata Kushtetuese ne Greqi shpalli te paligjshme greven e punonjesve te doganes greke cka solli nderprerjen e perkohshme te kesaj greve ne Kapshtice e Kakavije.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›