E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga mjekut gjinekolog perdhunoi shqiptaren

Greqi

Nje mjek grek eshte arrestuar pasi eshte denoncuar per perdhunimin e nje emigranteje shqiptare ne kliniken e tij. Greku me profesion gjinekolog e ka kryer krimin ne ambientet e klinikes pasi e kishte droguar gruan shqiptare. Ngjarja e rende vazhdon te shqyrtohet nga drejtesia greke dhe saktesisht nga Gjykata e Apelit ne qytetin e Patres. Gjinekologu eshte denuar me 10 vjet heqje lirie ndersa ne gjykate kane dhene deshmite e tyre deshmitaret e pare. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2001 padia ishte bere nga nje emigrantja shqiptare pasi kishte mbetur shtatzene dhe vendosi te hiqte femijen e saj se kishte probleme. Gruaja me bashkeshortin e saj dhe pronarin grek kishin shkuar te gjinekologu i cili ishte plotesisht dakord per heqjen e femijes. Pasi mjeku i dha barnat e duhura per ta vene ne gjume emigranten e perdhunoi ate. Jashte portes se klinikes priste bashkeshorti dhe pronari i saj. Emigrantja tha se mjeku e perdhunoi madje kur mjeku doli nga klinika i kishte buzet me te kuq nga puthja qe i beri emigrantes shqiptare. Tashme gjyqi eshte vendosur per ne daten 21 janar 2011.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›