E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin butiket ne Berat pranga vajzave nga Tirana

Denoncimet

Dy vajza banuese ne Tirane jane arrestuar nga policia pasi akuzohen per kater vjedhje butikesh ne qytetin e Beratit. Vjedhjet e kater butikeve mesohet se kane ndodhur gjate tri diteve te fundit ne kete qytet nderkohe qe vajzat kane rene dje ne pranga. Burime te policise thane se finalizuan operacionin e koduar Butiku ku dhe u arrestuan E.B 30 vjece dhe M.B 38 vjece banuese ne Tirane. Te dyja vajzat akuzohen se ne bashkepunim me njera-tjetren kane vjedhur ne kater dyqane veshjesh ne kete qytet mallra me shuma te konsiderueshme. Vajzat ndodheshin ne Berat tek te afermit e tyre qe prej ditesh dhe ne bashkepunim me njera-tjetren kane vjedhur ne dhomat e proves pantallona bluza e canta ne dyqanet e A.Q. H.M. F.H. dhe R. H.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›