E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket pa gjurme 61-vjecarja familja ankohet per policine

Berat

Qe prej mengjesit te se henes nje grua 61-vjecare nga nje fshat i rrethit te Beratit eshte deklaruar e humbur nderkohe qe familjaret apelojne ne media per ndihme. Bajame Gerzga banore e fshatit Gorican eshte larguar nga banesa e saj qe prej mengjesit te se henes dhe askush nuk di gje per fatin e saj. Familjaret pohuan dje per gazeten se nena e tyre eshte larguar nga shtepia ndersa kryente punet e saj te perditshme dhe tashme askush nuk di me asgje per fatin e saj. Nje prej tete femijeve te gruas 61- vjecare djali i saj Petrefi tha se gruaja eshte zgjuar mengjesin e se henes dhe ka nisur te kryeje punet e saj te perditshme por u zhduk papritur duke humbur cdo kontakt me familjaret. Nena e tete femijeve mesohet se ka dale nga shtepia rreth ores 0900 te mengjesit te se henes si cdo dite tjeter por nuk eshte kthyer si perdite. Fillimisht familjaret e kane kerkuar tek te afermit e tyre ne fshatrat e tjere te Komunes Kutalli duke u perpjekur ta gjejne. Por gjithcka ka rezultuar e kote ndersa jane vene ne kontakt me shtate femijet e familjes te martuar ne zonat perreth. Askush nuk e kishte takuar 61-vjecaren pas oreve te para te mengjesit te dites se hene. Ishte babai Demiri i cili na kontaktoi ne telefon duke shprehur shqetesimin e tij se nena nuk ishte kthyer ne banese pasi kishte kullotur si cdo dite tjeter bagetite - thote Petrefi. Ai shton se sapo mesoi per zhdukjen e nenes njoftoi edhe vellezerit dhe motrat te cilet jane te martuar dhe kane familjet e tyre. Fillimisht menduam se nena do kishte shkuar tek ndonje prej motrave por kur u lidhem me njeri-tjetrin mesuam se nuk ishte keshtu. E kemi kerkuar me pas per tri dite me radhe te te gjithe te afermit tane qe ndodhen ne zonat dhe fshatrat perreth por askush nuk ka pasur asnje kontakt me te. Nga deklarimet e disa banoreve te fshatit mesuam se paraditen e se henes nena eshte pare duke kaluar prane rezervuarit te fshatit por dhe ne rezervuar kemi bere kerkime dhe nuk kemi arritur te gjejme asnje shenje te saj - thote djali.

Bajamja jetonte me bashkeshortin dhe djalin me te vogel te familjes dhe nuk ka asnje dyshim qe ajo te kete vrare veten pasi nuk ka pasur asnje motiv. Pasi kane deshtuar te gjitha kerkimet mesditen e se enjtes anetaret e familjes Gerzga i jane drejtuar policise se Beratit. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se ketij qarku bejne me dije se kane marre informacionin per zhdukjen e gruas dhe se tashme kane nisur hetimet ne vendin e ngjarjes. Por me gjithe deklarimet e policise se po vazhdon puna per kerkimin e gruas familjaret akuzojne uniformat blu se akoma nuk kane bere asnje levizje per gjetjen e saj. Asnje punonjes policie nuk ka ardhur ne fshat per te kerkuar - thote djali i saj i cili sakteson se kerkimet po behen vetem nga ana e familjareve me ndihmen e banoreve te fshatit.

Sipas familjes 61-vjecarja bente jeten e nje shtepiakeje duke kryer punet e saj te perditshme dhe se nuk kishte asnje lloj arsyeje per ti dhene fund jetes.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›