Dy persona humben jeten dhe 6 u plagosen ne 3 aksidente te renda
Dy persona kane vdekur dhe gjate te tjere jane plagosur ne tri aksidente te ndodhur dje ne Durres Fier dhe Korce. Me e rende ka qene ajo qe u shenua ne tregun e automjeteve ne Shen Vlash te Durresit ku si pasoje e humbjes se kontrollit ne drejtim nje automjet eshte futur mes tregtareve te makinave duke plagosur rende 6 persona nje prej te cileve vdiq ne spital. Ngjarja ndodhi rreth ores 1015 te dites se premte. Burime policore thane se ka qene Dashamir Kaziu banor i zones autor i kesaj ngjarjeje rrugore. Ai ka qene duke levizur me automjetin tip Pezho me targa DR 3537 F kur per shkak te shpejtesise dhe frenimit te menjehershem ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe eshte futur mes tregtareve. Si rezultat jane aksidentuar 6 persona 4 prej te cileve shkuan ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit. Pas disa oresh 60-vjecari Fatmir Dollaku nuk mundi te mbijetonte. Ndodhen akoma ne rrezik per jeten edhe Ymer Idrizi 25 vjec Robert Tahiri 26 vjec dhe Shpetim Metushi 45 vjec pasi kane marre demtime te renda. Deshmitaret ne vendngjarje thane se pas perplasjes se tregtareve drejtuesi i mjetit ka dale prej tij duke braktisur mjetin dhe tentuar te largohet.
Ne nje tjeter aksident fatal ndodhur ne oret e vona te se enjtes ne aksin rrugor Fier-Seman ka gjetur vdekjen Artian Peto banues ne Seman te komunes Topoje te rrethit te Fieirt. 26-vjecari ne momentin e aksidentit ka qene duke udhetuar me nje motociklete ne drejtim te fshatit Sektor Seman. Nderkohe paralel me te ne kete aks rrugor pa ndricim po kalonte nje karro me kuaj me pronare Ariz Kazanzhiu e ngarkuar me dru te mbledhur ne pyllin e Semanit. Pikerisht ne kohen kur ai po i afrohej karros per shkak edhe te mungeses se ndricimit si dhe te ndonje tabele sinjalistike fosforeshente qe mungonte mbrapa karros ai eshte perplasur forte me te. Si rezultat ai eshte perplasur me drunjte dhe deget e pemeve qe ndodheshin ne karro ku dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Polica rrugore e cila ka mberritur ne vendin ngjarjes ka nisur hetimin per kete ngjarje te rende nderkohe qe ambulanca e spitalit rajonal te Fierit e ka cuar viktimen ne morgun e qytetit. Sipas policise rrugore te Fierit shkaku i ketij aksidenti ishte mungesa e ndricimit ne rruge si dhe moszbatimit ne kushte te erresires te sinjalistikes nga ana e pronarit te karros Ariz Kazanzhiu 65 vjec i cili eshte arrestuar dhe eshte cuar ne dhomat e paraburgimit prane Komisariatit te Policise Fier.
Nje 48-vjecar eshte plagosur rende ndersa ishte duke levizur me motor ne drejtim te qytetit te Korces. Aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Bulgarec dje rreth ores 1430 kur 48-vjecari nga Drenova Arti Agolli eshte perplasur nga nje furgon. Ka qene furgoni me targa PG 4269 B qe i ka nderprere levizjen motorit duke e perplasur ate nderkohe qe 48-vjecari ka rene ne asfalt dhe ka pesuar demtime te shumta trupore. Policia ka percaktuar si shkak kthimin e furgonit ne rruge.
.