E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet per here te 21-te gjyqi i komisionereve te Portezes

Fier

Procesi gjyqesor ne ngarkim te komisionereve te dy qendrave te votimit ne Komunen Portez eshte shtyre serish edhe pse kane mbetur vetem momentet e fundit te tij. Ne fund te muajit dhjetor te vitit te kaluar ky proces kaloi te gjitha fazat duke ezauruar deshmite dhe te gjitha akuzat ndaj gjashte komisionereve. Mbetej vetem dhenia e pretences nga ana e prokurorise si dhe vendimi i gjykates per te mbyllur kete proces por edhe ne seancat e fundit te tij procesi ka kaluar ne refrenin shtyhet i cili eshte shkaktuar nga mungesa e prokurorit te ceshtjes Shkelqim Sina dhe nje prej avokateve mbrojtes Siciliana Lisi. Kjo mungese ka detyruar gjyqtarin Pirro Sota te kerkoje shtyrje te seances gjyqesore duke e lene ate ne daten 27 janar. Gjashte komisioneret e dy qendrave te votimit te Komunes Portez Mane Goxhaj Abedin obaj Lefter Kallashi Kastriot Hoxha Tajar Behari dhe Riza Metaj akuzohen per vepren penale te braktisjes se detyres parashikuara nga neni 169 i Kodit Zgjedhor. Akuza e ngritur ndaj tyre nga ana e prokurorise ka ardhur si rrjedhoje e mos hapjes se dy qendrave te votimit te kesaj komune duke shkaktuar privim te pjesemarrjes ne procesin zgjedhor te banoreve te kesaj zone. Banoret e thirrur si deshmitare kane deklaruar se komisioneret jane te pafajshem dhe se veprimi i tyre ka qene korrekt pasi kane qene vet banoret qe kane penguar procesin zgjedhor por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar per pushimin e kesaj ceshtjeje. Edhe vete komisioneret e Portezes pretendojne se jane te pafajshem sepse procesi zgjedhor i 28 qershorit 2009 u bllokua pasi ata nuk moren dot asnje baze materiale nga KZAZ-ja Patos.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›