E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga në Tiranë ish-ministritPeruan? Policia jonë: S'e dimë

Të tjera rreth shkrimit Lajmi ne web TIRANE - Ish-ministri i Jashtëm i Perusë gjatë regjimit të Alberto Fuxhimorit (1990/2000), Augusto Blacker Miller është arrestuar nga Interpoli në Shqipëri. Lajmi është publikuar në web nga disa media peruane të cilat citojnë prokurorin peruan antikorrupsion Julio Arbizu, ndërsa policia shqiptare nuk e konfirmon diçka të tillë.

Sipas mediave peruane Prokurori ka deklaruar arrestimin e ish-ministrit Miller në Tiranë pas një kërkese për arrest ndërkombëtar për shkak të pjesëmarrjes së tij në një grusht shteti më 5 prill 1992. Ky lajm nuk u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe as nga seksioni shqiptar i Interpolit, të pyetur nga Shqiptarja.com.

Blacker Miller akuzohet në vendin e tij për grusht shteti dhe rebelim. “Kemi lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Për një akuzë të tillë është dënuar me 10 vjet burgim ish-ministri i Brendshëm i Perusë Huan Briones Davila”, deklaroi prokurori në Lima.

Sipas tij, ish-ministri nuk mundi të dënohet në vendin e tij, pasi u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë në vitin 2005. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Prokurori tha se Blacker Miller mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA, për shkelje të ndalimit të largimit nga vendi, që kishte vendosur shteti amerikan.

(gk/Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›