E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi, Bumçi: Institucionet e kultit s’mund të mbrohen me roje

11-01-2013 / Gazeta 55

Ministri i Kulturës sqaron dhunimin e kishës së Shën Premtes në Elbasan

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi gjatë një konference për shtyp ka dhënë detaje për dhunimin e afreskeve murale të Onufrit në kishën e Shën e Premtes në Elbasan. 

Sipas tij kisha është thyer për t’u vjedhur dhe jo rrënim nga mungesa e vëmendjes së shtetit.

Duke u ndalur në akuzën për mos ruajtjen e monumentit Bumçi tha se në asnjë moment, monumente të tilla nuk janë ruajtur me roje.

“Janë 107 kisha në Shqipëri monumente kulture, të cilat kanë vlera të konsiderueshme artistike. Kemi monumente, xhami e teqe dhe 26 monumente kulture. Nëse i shtojmë bazilikat, mozaikët, kalatë, varret monumentale, a mund të ketë një polic që të qëndrojë pas një varri monumental? Cila është kostoja? Më mirë do ishte për restaurim apo për t’i mbrojtur, një gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë?”- u shpreh Bumçi.

Ministri është ndalur edhe në investimet e dikasterit që ai drejton për trashëgiminë kulturore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›