Heroine per te gjithe, policia ve ne pranga gjashte shperndares
Tirane - Gjashte persona jane arrestuar dje nen akuzen e trafikut te droges. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, thane se te arrestuarit jane vene ne pranga ne kuader te operacionit “Bardh e Zi 2”. Kane qene efektiva e seksionit te Luftes Kunder Droges, qe kane bere te mundur qe gjate mesnates te vene ne pranga, Daniel Qemali, 23 vjec, Ilirjan Dajtin, 24 vjec, Jetnor Ademi, 23 vjec, Algert Shehun, 21 vjec, Erjon Todri, 25 vjec dhe Ilir Toten, 23 vjec, te gjithe lindur dhe banues ne Tirane. Disa prej te arrestuarve nuk kane qene te panjohur per uniformat blu, pasi ishin arrestuar dhe me pare. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur se, prangosja e gjashte personave eshte bere pas nje hetimi prej me shume se dy muaj. Ata akuzohen se jane pjese e nje rrjeti te gjere te trafikut dhe shperndarjes se heroines ne kryeqytet. Policia tha se, arrestimet jane vazhdimi i atyre te bera ne korrik te ketij viti. Ne 28 korrik, u arrestuan disa persona si pjesetare te nje rrjeti shperndarjeje heroine. Pas ndalimit te te dyshuarve, policia ka sekuestruar si prova materiale 41.6 grame lende narkotike heroine, te cilen po tentonin ta shisnin te rruga e “Kavajes”, gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Pasi jane arrestuar,dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, nen akuzen e “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. A. Cena
Ne pranga
Daniel Qemali, 23 vjec
Ilirjan Dajtin, 24 vjec
Jetnor Ademi, 23 vjec
Algert Shehun, 21 vjec
Erjon Todri, 25 vjec
Ilir Toten, 23 vjec
Ne pranga
Daniel Qemali, 23 vjec
Ilirjan Dajtin, 24 vjec
Jetnor Ademi, 23 vjec
Algert Shehun, 21 vjec
Erjon Todri, 25 vjec
Ilir Toten, 23 vjec