Liqeni, studentet konkurs per “mobilimin” e Parkut
Nen logon “Te artikulosh sekretet e nje parku dhe t’i besh ato te dukshme”, bashkia e Tiranes do te organizoje nje konkurs te ideve studentore per rehabilitimin e Parkut te Liqenit. Ky aktivitet ka si qellim kryesor, te shpalose strategjite per rimekembjen e Parkut te Liqenit, si nje pjese e rendesishme e qytetit. Konkursi i ideve studentore permban dy tema kyce dhe mjaft interesante, ne permbushjen e funksionit te nje parku si dhe simbolikes se tij. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, konkursi ka per qellim prodhimin e ideve per dizenjimin e nje stoli tip, nje grupimi stolash si dhe elementin e ndricimit e koshin e mbeturinave, si elemente te pandare te “mobilimit” te parkut. Prezantimi i ideve lihet ne deshiren dhe preferencen e krijuesit, nderkohe qe per vleresimin nga ana e jurise, materiali i dorezuar duhet te jete si ne formen hard-copy ashtu edhe ne ate dixhitale. ''Do te kete nje cmim fitues per logon e Parkut dhe dy cmime per mobilimin e Parkut. Fituesit kane te drejten e pronesise se ideve perkatese. Ne perfundim te konkursit do te bashkepunohet me fituesit per percjelljen e ideve ne stadet e metejshme te implementimit”, thane dje burime zyrtare nga bashkia e Tiranes. Parku i Liqenit permban 5 zona me karakter te ndryshem, te cilat formojne nje teresi te ekuilibruar dhe koherente: “Berthama Familjare”, “Pylli puqet me Ujin”, “Pylli Aktiv”, “Natyra e Thelle” dhe “Kopa-Tirana”. Tashme pritet te fillojne procedurat nga ana e bashkise, por gjithsesi mesohet se interesimi nga ana e te rinjve per t’u bere pjese e ketij konkursi ka qene relativisht i madh.
Projektet
Pak kohe me pare kryebashkiaku Rama premtoi prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje ne ambientet e Parkut te Liqenit Artificial. Gjithashtu, ai ka premtuar ndalimin e trafikut ne kete zone si dhe ka permendur ndertimin e nje plazhi te Diga e Liqenit.
Projektet
Pak kohe me pare kryebashkiaku Rama premtoi prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje ne ambientet e Parkut te Liqenit Artificial. Gjithashtu, ai ka premtuar ndalimin e trafikut ne kete zone si dhe ka permendur ndertimin e nje plazhi te Diga e Liqenit.