Tirane-Torino, lidhje “live”
Bashkia e Tiranes do te jete e lidhur “live” me bashkine e Torinos, nepermjet nje ekrani gjigant, i cili do te sherbeje si mjet komunikimi mes dy qyteteve, perkatesisht shqiptar dhe italian. Burime nga bashkia e kryeqytetit njoftuan instalimin e nje ekrani ne sheshin para Muzeut Kombetar. Ai do te sherbeje per te lidhur Tiranen me Torinon, e madje kjo e fundit do te mund te lidhet ne kohe reale me Venecian dhe Milanon. Ky projekt eshte i mirenjohur ne Itali, por perfshirja edhe e Shqiperise ne te, perben nje risi. Eshte nje nisme e konsullit te Nderit ne Torino, dr Giovanni Firera. Tirane
Projekti “container art” ka ne thelb vendosjen e nje ure komunikimi mes qyteteve te ndryshme. Ne kete rast behet fjale per Tiranen dhe Torinon. Ne kete kuader eshte vendosur instalimi i kontenierit ne zemer te Tiranes, i cili permban nje veper moderne arti, mjaft te dukshme dhe te vecante. Instalacioni eshte mundesuar nga artisti Genc Shkodrani, i cili e ka perfaqesuar kete projekt me instalacionin e titulluar “Komunikimi”. Vepra ka ne qender nje mumje, e cila qendron ulur para nje pasqyre apo vetvetes. E cilesuar si mjaft e vecante, vepra do te qendroje e ekspozuar per aq kohe sa do te kete jetegjatesine edhe kontenieri ne qender te Tiranes. Ne zbatim te projektit, nepermjet kamerave dhe kompjuterit realizohet lidhja virtuale me qendren e Torinos, ku gjithashtu jane vendosur instalacione nga artiste italiane. Publiku dhe artistet nga te dy sheshet mund te komunikojne ne kohe reale, duke u bere pjese e nje eksperience te vecante estetike.
Projekti
Projekti italian “Container Art” eshte nje forme e artit bashkekohor, i cili krijon pika takimi mes artisteve dhe publikut ne vende te ndryshme evropiane. Adresa e projektit ne internet eshte: http://containerart.wordpress.com. Ne kete website eshte i ilustruar edhe itinerari qe do te “ndjeke” projekti, ku artistet komunikojne estetikisht me ane te konteniereve, ne qytete te ndryshme. Torino ka “komunikuar” ne kete menyre me Milanon nga data 24 tetor deri me 2 nentor, me Tiranen, ndersa do te komunikoje edhe me Venecian nga data 7 nentor, deri me 7 dhjetor, duke pasur keshtu kohezgjatje me te madhe ne kete qytet te vecante, qe “lundron” ne uje.