Hagë, Rexhepi i dorëzon kredencialet Mbretëreshës
HAGE- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbertërinë e Holandës, Nexhmi Rexhepi, prezantoi kredencialet e tij madhërisë së saj Mbretëreshës Beatrix. Ceremonia u zhvillua në pallatin mbretëror në Hagë.
Ambasadori Rexhepi i përcolli Mbretëreshës Beatrix, mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Kosovës në momentet historike dhe vendimtare.
Ambasadori Rexhepi informoi Mbretëreshën e Holandës për zhvillimet e reja në Kosovë, duke vënë theksin në zgjedhjet e suksesshme lokale dhe vlerësimet pozitive që përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar bënë për to.
Nga ana e saj, Mbretëresha Beatrix, duke qenë shumë mirë e informuar rreth proceseve në Kosovë, shprehu interesin e saj në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, për zbatimin e planit të Presidentit Ahtisarit, bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, gjendjen ekonomike dhe vizionin e qeverisë kosovare për të rigjallëruar ekonominë e vendit.
Gjatë bisedës Mbretëresha e Holandës u përqëndrua dhe në sistemin arsimor në Kosovë si dhe në të drejtat e pakicave.
(s.g/BalkanWeb)