E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga pedagogut në Korçë, akuzohet për mitmarrje

Korçë- Një pedagog i Universitetit të Korçës ka përfunduar në pranga, pas denoncimit të një studenteje për marrje rryshfeti. Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, ku sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se në pranga është vënë Robert Rado, pedagog në Universitetin “Fan Noli”.

Sipas burimeve policore, ai u arrestua në flagrancë, nga policia, pas mbërritje së një denoncimi në adresë të tij. “Denoncimi është bërë nga studentja me inicialet J.S, studente e pedagogur Rado”- thanë burimet policore.

Sipas denoncimit të bërë prej saj në komisariatin e qytetit, vajza ka deklaruar se pedagogu i ka kërkuar para në këmbim të marrjes së provimit që kishte me Radon.

Sipas të njëjtave burime mësohet se Rado i ka marrë studentes një shumë parash, për të kaluar në lëndën e filozofisë në degën Infermieri të këtij universiteti.

Aktualisht pedagogu ndodhet në komisariatin e qarkut të Korçës ku është duke u marrë në pyetje nga forcat policore në lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu janë duke u dokumentuar të gjitha të dhënat e kësaj ngjarjeje, si faktet e studentes ashtu edhe dëshmitë dhe faktet e paraqitura nga pedagogu i filozofisë.

Pedagogu sipas policisë, është i lindur në rrethin e Devollit dhe banor në qytetin e Korçës. Vepra penale për të cilën ka nisur procedimi është ajo e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra këto të parashikuara nga nenet 259 dhe 248 te K.Penal.

Materialet, pas përpilimit të dosjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçëse për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›