Totti-Blasi, në pritje të fëmijës së tretë
Një bebe në pritje për Francesco Tottin dhe të bukurën Ilary Blasi. Tani nuk është më e fshehtë, shumë njerëz pranë tyre kanë nisur të flasin. Ndërkohë që duket se edhe showgirl nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të pohuar të kundërtën.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshme italiane, ku flitet për zëra shumë të besueshëm, që bëjnë me dije një shtatzëni të re, dhe një tjetër bebe në pritje nga çifti.
Sipas të përditshme, mësohet gjithashtu se ata vetë e kanë pranuar se janë në pritje të fëmijës së tretë. Ka kaluar më pak se një vit nga lindja e Chanel, pasi fëmija e parë, Christian është tashmë 3-vjeç, kur duket se e bukura Ilary ka ndjerë mungesën e barkut të madh.
Nga ana tjetër, kapiteni i Romës dhe vajza e njohur,nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën e tyre për të pasur një familje të madhe, me shumë fëmijë.
Në ditën e tyre të dasmës, që u xhirua nga 12 kamera dhe u transmetua si një shoë i vërtetë, vetë Totti ka deklaruar se nuk do të dëhsironte kurrë që fëmija i tyre të mbetej i vetëm. Në thëniet e asaj kohe, kapiteni ka shtuar se dëshironte së paku 5 fëmijë.
Ndërkohë, gruaja e bukur dhe shumë popullore ka pranuar për mediat italiane se një pjesë e famës së saj i dedikohet Tottit, por duke sqaruar se edhe para njohjes me të, numri i fanëve të saj nuk ka qenë i vogël.