E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrohen lëkundje tërmeti 4 ballë në Tiranë

Tiranë- Tirana u tronditi pak caste më parë nga një tërmet, që mësohet se ka prekur edhe qytetet të tjera të vendit.

Sipas burimeve zyrtare të Institutit të Sizmologjisë në Tiranë, lëkundjet për fat të mirë nuk kanë qenë shumë të forta.

Të dhënat flasin për një tërmet me intensitet 3.8 të shkallës Rihter. "Epiqendra e këtij tërmeti u lokalizua në verilindje të Durrësit, në një largësi rreth 10 kilometër nga qyteti”- bëjnë të ditur burimet pranë Sizmologjisë. Në epiqender termeti ka qenë 5 ballë, kurse në Tiranë është ndjerë 4 ballë.

Për shkak të afërsisë me Tiranën, banorët që kanë qenë në pallate të larta kanë arritur të ndjejnë lëkundjet e konsiderueshme, që kanë zgjatur fare pak dhe pastaj janë shuar.

Por, mësohet se lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në Elbasan, Durrës, Krujë dhe në zonat përreth kryeqytetit. Nuk flitet ende për pasgoditje, apo për probleme të shkaktuara nga tërmeti i regjistruar. Tërmete me këtë intensitet janë shënuar edhe më parë në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›