E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti më aktiv, Visar Ymeri, më pasivja Rada Trajkovic

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës po vazhdon ta shkelë rezolutën e Kuvendit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. KDI ka publikuar raportin gjashtëmujor (Fletënoitimin) e monitorimit të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën janar-qershor 2013.

Raporti i kësaj organizate ka nxjerre në pah se tema e cila po e mban nën dirigjim punën e Kuvendit është çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij raporti deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është shpallur si deputeti me aktiv në Kuvendin e Kosovës, ndërsa deputetja serbe, Rada Trajkoviq me pasivja.
Sa i përket komisioneve, ai për buxhet dhe financa në këtë sesion pranveror ka qenë me aktivi, ndërsa ai për mbikëqyrjen e AKI-së me pasivi.

Në një konferencë për media, KDI ka paraqitur punën dhe angazhimet individuale të secilit deputet, grupeve parlamentare dhe komisioneve parlamentare.

Driton Selmanaj ka vlerësuar se kjo periudhë është karakterizuar me një kontroll sipërfaqësorë parlamentar, me një proces ligjbërës pa konsultime të nevojshme me publikun dhe faktorët tjerë relevant, dhe me një rol jo edhe aq përfaqësues të interesave të qytetarëve, gjë që ka dëshmuar se Kuvendi i Kosovës ka deficit të kulturës politike dhe parlamentare në kryerjen e obligimeve dhe mandatit kushtetues që ka. “Edhe më tutje tema e cila po e mban nën dirigjim punën e Kuvendit të Kosovës, është çështja e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo temë ka derivuar debate të gjata dhe të ashpra, shmangie të shpeshta të Rregullores, fjalor jo-parlamentar, tensione deri në përdorim të dhunës fizike brenda dhe jashtë Kuvendit, duke lënë nën hije mandatin dhe instrumentet tjera kushtetuese që ka ky institucion përfaqësues”, ka thënë Selmanaj.

 Deputetët më aktiv

Visar Ymeri 3.97 %
Halit Krasniqi 3.92 %
Alma Lama 3.10 %
Myzejene Selmani 2.86 %
Albulena Haxhiu 2.51 %
Ardian Gjini 2.30 %
Teuta Haxhiu 2.26 %
Time Kadriaj 2.26 %
Arben Gashi 2.13 %
Muhamet Mustafa 2.00%
Teuta Sahatqija 2.00 %

Deputetët më pasiv Deputetët më aktiv

Rada Trajkovic - 0.33 %
Florin Krasniqi - 0.26 %
Sreten Ivanovic - 0.24 %
Skender Hyseni - 0.22 %
Sasha Gjokic - 0.20 %
Vesimir Savic - 0.15 %
Ukë Rugova - 0.15 %
Vesna Mikic - 0.11 %
Bali Muharremaj - 0.11 %
Azem Syla - 0.09 %. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›