Hoxhaj ka kërkuar shkarkimin e zyrtares në Bern

(E plotësuar) Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pak orë pasi ka tërhequr diplomatin në Kroaci, Urtak Hamiti, ka kërkuar nga ambasadori Naim Malaj, që të shkarkojë nga puna zyrtaren e cila punën në Zyrën e pritjes në ambasadën e Zvicrës, për sjelljet e pa hijshme.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar, Artan Behrami, këshilltar i ministrit, Enver Hoxhaj.
“Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga ambasadori Malaj që në bazë të kompetencave të tij, të shkarkojë nga puna zyrtaren në fjalë”, tha Behrami
..........................
Nuk e ka të vështirë ti heqë këmbët nga tavolina e të bëjë një rrotullim me fytyrë nga klienti kur ai hyn brenda, ngase karrigen e ka lëvizëse. Këtë e bënë pasi palët të futën brenda, por jo pa e përfunduar fjalinë së lexuari.
Në shumicën e kohës mbanë një libër mbi prehër. Më shumë i preferon revistat..
Jo rrallëherë qytetarët që vizitojnë ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës e gjejnë zyrtaren e pritjes me këmbë mbi tavolinë. Kështu ka pohuar një burim brenda ambasadës së Kosovës në Zvicër për Indeksonline.
Zyrtarja e cila punon në Zyrën e pritjes është fotografuar në orarin e punës me këmbët sipër tavolinës.
Indeksonline nuk ka marr përgjigje gjatë ditës së djeshme nga Ambasada e Kosovës në Zvicër lidhur më atë se “Sa qytetarë e vizitojnë Ambasadën brenda ditës, dhe a është në dijeni ambasada për sjelljet e zyrtares gjatë orarit të punës ?”.
Sipas burimeve të Indeksonline, zyrtarja që shihet në foto është ndër punëtorët më të priveligjuar të ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. /Indeksonline/