Kërkohë kursim i ujit të pijes

Niveli i ujit në liqenin e “Batllavës dhe atë të “Badovcit” ka renë dukshëm, informojnë zyrtarë të ujësjellësit rajonal “Prishtina”. Zëdhënësja Arjeta Mjeku, u benë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijes sepse reduktimet e ujit mund të jenë me të gjata se sa këto aktuale.
Rënia e nivelit të ujitë në liqenin e “Badovcitë” dhe “Batllavës” është një sinjal për qytetaret që mos ta shpenzojnë ujin pa arsye sepse ne të kundërtën mund të mbesin me orë të tëra pa uji tha zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
“Nivelin e ujit në liqenin e“Bakllavës” e kemi mbi pesë metra nën nivelin maksimal ndërsa në pozitë me të vështir e kemi liqenin e “Badovcit” ku tash më e kemi në minus 10 metra nën nivelin maksimal dhe çdo herë kur liqenin e “Badovcit” e krahasojmë me muajit korrik dhe gushtë të vitit 2006 dhe 2010 atëherë ka rezultuar më pozitivisht dhe kanë qenë në afërsi të kuotës maksimale”, theksoi ajo, transmeton RTK-ja.
Ndërsa njëra nga banoret e “Bregut të Diellit” në Prishtinë ankohet për mungesën e ujit dhe vështirësitë që ajo ka rreth obligimeve të shumta ditore.
Po kemi shumë probleme uji probleme uji nuk kemi terë ditën s’po kemi se si me i i la teshat, enët dhe normal kamë fëmijë të vegjël. Kur të vjen uji ka shtypje të mjaftueshme, po ma shumë s’kemi uji, se kemi”, tha ajo.
Inspektoret e Kuvendit Komunal të Prishtinës, se bashku me ekipet e ujësjellësit janë gjatë ditës në teren dhe do të shqiptojnë dënime për ata persona që po e keqpërdorin ujin e pijes në këto temperatura të larta, tha zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”Arjeta Mjeku. /Indeksonline/