E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri turk Erdogan në tetor viziton Kosovën

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin tetor mund të viziton Kosovën. Erdogan pritet të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Burime të Gazetës së Prizrenit të afërta me Ambasadën e Turqisë në Kosovë bëjnë të ditur se Erdogan pos që do të marr pjesë në këtë ceremoni do të takoj liderët institucional të Kosovës dhe do të viziton edhe qytetin e Prizrenit, dhe pritet t’i organizohet një pritje madhështore nga Kosova, pas telasheve që po vazhdon të ketë me protestuesit, shkruan gazeta Prizreni.

Sipas të njëjtit burim agjenda e Erdoganit mund të ndryshon vetëm nëse ka ngjarje të paparashikuara në Turqi dhe në shtetet fqinje.
Zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë bërë të ditur ditë më parë se punimet në terminalin e ri pritet që të përfundojnë në fund të shtatorit. Ndërsa hapja e këtij terminali, pritet të bëhet gjatë sezonit të vjeshtës.

Shefi i projektit, Haldon Koktur, gjatë një prezantimi të Terminalit të ri dhe pjesëve të reja përcjellëse të Aeroportit

Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ka thënë se kostoja e investimeve në këtë terminal arrijnë shumën 130 milion euro dhe se kapaciteti i aeroportit është 3.2 milion udhëtarë në vit, që e bënë konkurrent të fort në rajon./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›