E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga policit, shiste heroinë në burg

Një polic në Burgun e Shënkollit në Lezhë është vendosur në pranga, pasi u kap në flagrancë duke u tregtuar të burgosurve lëndë narkotike, që dyshohet se është e llojit heroinë.

I arrestuari është 36-vjecari Marjan Gjoni, i cili ishte punonjës policie i këtij burgu dhe dyshohet se këtë aktivitet e kryente prej kohësh.

Sipas të dhënave hetimore, arrestimi ka ardhur pas marrjes së disa informacioneve operative, se ai merrej me tregtimin e lëndëve narkotike.

Burimet nga policia e Lezhës thanë për mediat se ai është vënë nën hetim nga SHKB e
Burgut të Shënkollit, nga Prokuroria dhe Policia e Qarkut të Lezhës me akuzën e prodhimit, kultivimit dhe
tregtimit të lëndëve narkotike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›