E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot percaktohet kolegji, qe do gjykoje Bashen

Sot ne mesdite pritet te caktohet kolegji, qe do te gjykoje ish-ministrin Lulzim Basha dhe ish-drejtorin Juridik, Andi Toma.

Dosja e depozituar ne Gjykaten e Larte pritet te hidhet ne short. Ai nuk do te jete elektronik, por me gogla, per te perfshire keshtu te gjithe emrat e anetareve te Gjykates se Larte.

Prokuroria e pergjithshme zyrtarizoi dy dite me pare akuzat akuzat ndaj ish-ministrit te Transporteve. Akuza zyrtare ndaj Lulzim Bashes per segmentin Rreshen-Kalimash eshte ajo e shperdorimit te detyres, pabarazise ne tendera.

E vecante eshte pika e akuzes se Basha ka paraqitur rrethana te rreme para qeverise, e cila me pas e ndikuar prej tyre, ka miratuar kontraten me nje firme te huaj konsulence e me pas edhe me firmen Bektel Enka.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›