Pranga, realizoi dy vjedhje me thikë brenda pak orësh
Një 45-vjeçar ka terrorizuar dje disa zona të kryeqytetit duke kryer dy vjedhje me dhunë njëra pas tjetrës. Artur Mancaku quhet i dyshuari, i cili mbante një thikë me vete dhe më të godiste "shënjestrat" e tij e më pas grabiste. Burime nga policia thanë për mediat se grabitja e parë u regjistrua rreth mesditës së djeshme te shinat e trenit te Nish Tulla nr. 3, në Tiranë kur Mancaku dyshohet se i ka zënë rrugën 31-vjeçarit Flamur Mera dhe pasi e ka goditur me thikë në kokë i ka marrë portofolin në të cilin ndodheshin 18 mijë lekë. I dëmtuari denoncoi rastin dhe pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte dhe të shpallte në kërkim autorin e dyshuar, të cilin e akuzoi për veprat penale të "vjedhjes me dhunë" dhe "plagosjes së lehtë me dashje". Ndërkohë, sapo kanë kaluar disa orë, policia e Tiranës njoftohet për një tjetër vjedhje me dhunë në Kodër-Kamëz. Autori i dyshuar ishte sërish Artur Mancaku, i cili ishte futur në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit F. Kaca, ku ka kanosur e vjedhur me dhunë xhiron ditore një shumë lekësh kamerieres, K. Lila, dhe më pas ka thyer xhamat e derës së tavolinave të lokalit dhe të ambienteve të tjera në lokal. Policia pak orë më vonë ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, ndaj të cilit ngriti akuzat e "vjedhjes me dhunë", "kanosjes" dhe "shkatërrimit të pronës". Sipas policisë, aktualisht po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të kryera nga ky person. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këto veprime, Mancaku mund t‘i ketë kryer edhe pas ndonjë konflikti të mundshëm, kështu që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të tyre.
Ble. Gi.
Ble. Gi.